Shqipëri U-21 humbet ngushtë me Italinë
Ekipi kombëtar U- 21 ka humbur 0-1 ndaj homologëve të Italisë. Ndeshja është zhvilluar në” Cabassi” të Carpit në oren 13:00. Kombëtarja shqiptare U-21 e drejtuar nga Skënder Gega ka luajtur mirë ne pjesën më të madhe të ndeshjes. Një gol i realizuar në minutën e 86-të nga Massimiliano Bussellato ka bërë diferencën në këtë ndeshje. Sipas drejtorit të Ekipeve Kombetare Redi Jupi, prezent në këtë takim, kjo ishte një performancë mjaft e mirë e ekipit Kombetar U-21. Testi ishte serioz dhe ai mendon që do t'i shërbeje mjaft lojtarëve, të cilet do të jenë nje kontigjent i vlefshëm për eliminatoret e ardhshme.Kombëtarja shqiptare U-21 ka aktivizuar në formacion lojtaret që luajnë nën moshën e tyre, kjo do t'i sherbejë në të ardhmen kësaj skuadre.Marrë nga sajti zyrtar i FSHF