Pirlo: Me Pogba argëtohem në fushë, nuk dua që ai të largohet
Për zërat që e çojnë mesfushorin francez Poul Pogba, larg Juventusit ka folur dhe futbollisti italian Andrea Pirlo. Ai ka shprehur dëshirën që Pogba të vazhdojë të mbetet pjesë e Juventusit edhe për vitin e ardhshëm pasi ata të dy kanë arritur të kuptojnë lojën e njëri - tjetrit dhe largimi i Pogba do të linte një boshllëk të madh në mësfushën "bardhezi"."Kam dëgjuar se Pogba ka oferta nga shumë klube të mëdha europiane. Jam i lumtur sespse ai e meriton pasi është një futbollist i shkëlqyer, por mund të them se do të ishte një humbje e madhe për ne, që të largohej nga ekipi një futbollist si Pogba.Me të në fushë jam përshtatur mjaft mirë, ai më ndihmon të dalim përpara por edhe në fazën difenzive. Kemi kuptuar lojën e njeri tjetrit dhe mund të them se me Pogba në fushë unë argetohëm vërtët. Shpresoj që ai të qëndrojë sa më gjatë tek Juventusi." -tha Andrea Pirlo.