Në Brazil janë të sigurt, David Luiz do të jetë futbollisti i ri i Barcelonës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2014, 17:53
Siç raportohet nga mediat braziliane, Barcelona ka arritur marveshjen me mbrojtësin e Chelseat, David Luiz. Gazeta e njohur braziliane “Agencia News” ka qenë e para që e ka zyrtarizuar marrëveshjen e Barcelonës për blerjen e mbrojtësit të Chelsea.Sipas kësaj gazete, Luiz ka arritur marrëveshjen me Barcën. "David Luiz është lojtar i ri i Barcelonës. Ai ka arritur marrëveshje për kalimin te Barcelona për 25 milion euro. Kontrata e tij do të jetë 5.5 milion euro në vit, ndërsa do të jetë e gjatë 5 vjet." -shkruan “Agencia News”.Zyrtarizimi mes skuadrave do të bëhet pak ditë para Kupës së Botës, por çdo gjë mund të quhet e mbyllur.