Napoli dhe Fiorentina kërkojnë të blindojnë sot "Europën"

Napoli dhe Fiorentina luajnë sot 2 takimet e prapambetura të javës së 36-të të Seria A. Napoletanët presin në shtëpi Sassuolon ndrsa Fiorentina pret Cagliarin. Keto dy ndeshje luhen sot, ditën e martë pasi të shtunën Napoli dhe Fiorentina luanin finalen e kupës së Italisë që u fitua nga Napoli.Takmimi i Parë, Napoli - Sassuolo luhet në orën 19:00 ndërsa Fiorentina - Cagliari luhet në orën 21:00. Keto ndeshje kanë interes përsa i perket fateve të ketyre ekipeve pasi Napoli kërkon fitoren për të blinduar vendin e 3-të çka i mundësin pjesmarrjen në Champions league.Ndërsa Fiorentina me fitoren që mund të arrijë sot mbyll përfundimisht vendin  e katërt dhe behet ekipi i cili merr zyrtarisht pjesë në Europa League.