Manchester United pret sot në "Old Traford" Hull Cityn
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2014, 17:21
Manchester United pret sot në mbrëmje Hull Cityn për javën e 37-të të Premier League. Ekipi i drejtuar nga Rayan Giggs duket shumë larg zonës "Europë" pasi vendi i gjashtë mbahet nga Tottenham me 6 pikë përpara kur kanë mbetur edhe 2 javë nga përfundimi i kampionatit.Kjo ndeshje mund të quhet më e rëndësishme për kundërshtarët e Hull Cityt pasi ata janë në një pozicion jo të favorshëm në rënditje dhe sot do të "luftojnë" për të marrë 3 pikët.Ndeshja starton në orën 20:45 në mbrëmjë dhe do të luhet në stadiumin e Manchester United, "Old Traford". Për ekipin e Giggs sot pritet në fushë edhe sulmuesi, Van Persi i cili pothuajse ka kaluar dëmtimin por nuk dihet a do ta nisë këtë sfidë si titullar.