Sokol Cikalleshi në kombëtare, De Biazi i jep një shans

Sulmuesi kavajas i ekipit të Kukësit, Sokol Cikalleshi do të ketë fatin të provojë veten e tij në kombëtaren Shqiptare. Edhe pse jo zyrtarisht, lajmi për afrimin e Cikalleshit në ekipin kombëtar është konfirmuar nga burime të brendshme afër trajnerit De Biazi.Tekniku italian e ka studiuar mjaftueshëm në ndeshjet e fundit ku duhet thenë se Cikalleshi po kalon një super formë , dhe ka vendosur që t'i japë shansin të tregojë vlerat e tij dhe në përfaqësuese.Nga sa mësohet, Cikalleshi do të jetë i grmubulluar për dy miqësoret e ardhshme kundër Rumanisë dhe Hungarisë. Nësë ai do të lerë përshtypje të mira gjatë këtyre dy ndeshjeve, atëhërë mund të jetë i qëndrusheshëm në skuadrën e De Diazit.Sokol Cikallleshi është një nga sulmuesit më të mirë në Superligë dhe me Kukësin ka bërë paraqitje të shkëlqyera në kampionatin e fundit. Ai është 24 vjeç dhe është në kulmin e karrierrës së tij.