Pero Pejiç: Qëndroj dhe një vit tek Skënderbeu

Sulmuesi kroat i Skënderbeut, Pero Pejiç ka folur shkurtimisht për titullin kampion të fituar nga Skënderbeu duke thënë se ky ka qenë i veçantë pasi është shpallur dhe golashënuesi më i mirë i kampionatit. Pejiç gjithashtu ka shprehur dëshirën për të qëndruar edhe një vit tjetër tek korçarët pasi i pëlqen ambienti dhe ndihet si në shtëpi."Jam i lumtur që kemi arritur të fitojmë titullin kampion, nuk e kemi venë në dyshim për asnjë moment, por tani kemi të drejtën për të festuar. Nga 2 titujt e fundit ky i fundit ka qenë më special për mua pasi jam shpallur dhe golashënuesi më i mirë në Superligë. Jam i lumtur dhe në aspektin personal.Rinovimi ? Nuk kam firmosur akoma rinovimin e kontratës por besoj se do të jetë çështje ditësh, pasi dëshira ime është të vazhdoj me Skënderbeun. Besoj se pas ndeshjes kundër Laçit do të vijë dhe firma ime. Po bëj 2 vjet në Korçë dhe tashmë jam mësuar me ambjentin këtu. Jetoj në këtë qytet më familjen dhe gjithçka shkon shumë mirë." -mbylli deklaratën e tij Pero Pejiç