Largohet Sampaio, Genci Tomori në krye të Partizanit

Tekniku portugez i  cili kërkoi largimin nga Partizani pas humbjes së fundit në kampionat përballë Skënderbeut, duket se tashmë zyrtarizoi dhe shkëputjen e kontratës me Partizanin . Presidenti Gaz Demi e ka pranuar ditën e sotme dorëheqjen e trajnerit. 

Njëkohësisht, kreu i klubit të kuq ka vënë në krye, Genci Tomorin si drejtues të skuadrës që në ndeshjen e fundit të kampionatit, të cilën do ta luajë të shtunën në Lushnjë. Në fakt Sampaio u afrua në klubin e kuq si përgatitës atletik, çka ishte edhe specialiteti i tij profesional, por shpejt u gjend në rolin e trajnerit pas shkarkimit të Hasan Likës. Shpesh herë, Sampaio ka patur përplase me futbollistët të cilët e kanë akuzuar si kopjues të Mourinhos. 

Trajneri është larguar nga klubi mesditën e sotme duke thënë këto fjalë:"Faleminderit Partizani! Faleminderit Shqipëri! Faleminderit të gjithëve! Kurrë nuk do t’ju harroj! Një ditë mund të rikthehem! Me respekt Marcio Sampaio”  

Gazetar: Elidor Salikaj