Lazio, sezon i përfunduar për Marchetin, porta mbetet e Berishës
Portieri i komëtares Shqiptare, Etrit Berisha do të vazhdojë të jetë titullar tek Lazio edhe për pjesën e mbetur të ndeshjeve në këtë sezon. Nga infermieria vijnë lajme se Marcheti vazhdon të vuajë dëmtimin dhe se sezoni për të ka përfunduar.Megjithatë trajneri Edi Reja nuk shqetësohet pasi në portë i gatshëm është Berisha i cili ka luajtur pothuajse gjysmën e sezonit dhe ka treguar se është një portier ku lacialët mund të mbështëten pa frikë.Lazio pothuajse ka mbetur jashtë objektivit për t'u bërë pjesë e Europa League dhe drejtuesit do të ndërhyjnë fort në merkato duke bërë ndrsyhime. Në këto ndryshime, i prekur mund të jetë Lorik Cana i cili mund të largohet. Porta për sezonin e ardhshëm, me shumë mundësi do t'i besohet Berishës, pasi Marcheti mund të shitet në ndonjë ekip tjetër.