Milani hedh syte nga mbrojtësi brazilian Alex

Administratori i Milanit, Adriano Galliani po fillon të mendojë për sezonin e ardhshëm. Nuk është vendosur ende nëse do të vazhdojë të jetë në krye të ekipit, trajneri Sedorf apo do të afrohet dikush tjetër por puna për ndërtimin e ekipit ka nisur. Ideja e fundit që shfaqet në ambientin kuqezi është mbrojtësi brazilian i Psg, Alex.Alex nuk ka firosur ende një rinovim kontrate me parizienët dhe Milani është hedhur në sulm për ta afruar në ekip me kosto zero. Largimi i mundshëm i njërit mes Mekses ose Rami ka bërë që drejtuesit e Milanit të vihen në lëvizje për një mbrojtës të fortë.Mbetet për t'u parë se si do të rrjedhin ngjarjet por nga sa mësohet Galliani është takuar me agjentin e futbollistit brazilian dhe në ditët në vazhdim mund të arrihet dhe akordi me tyre.