Befason Conte: Mund të largohem nga Juventusi

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte është parë shumë i lumtur pas ndeshjes së djeshme kundër Atalantës të fituar minimalisht 1-0. Menjëherë pas ndeshjes ka shpërthyer dhe festa e gjithë stafit të Juventusit, si futbollistë, predidencadhe stafi teknik. Pas festës Conte ka theksuar se ky ishte nje sezon shumë i mirë për Juventusin, por pengu i vetëm do të mbetet eleminimi nga Benfika në Europa League. "Kemi zhvilluar një sezon shumë të mirë, fituam me meritë titullin kampion dhe kjo më lumturon pa masë. Mund të kishim bërë mirë dhe në Europë po të ishim treguar pak më të kujdesshëm. Projekti i Juventusit është i gjatë, por unë do ta mendoj edhe një herë i qetë nëse do të vazhdoj apo jo të mbetem tek Juventusi." -ka përfunduar Conte