"Godet" Juventus në merkato, Luis Nani do të jetë afrimi i parë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2014, 13:51
Sipas mediave italiane, mësohet se mesfushori i Manchester United, Luis Nani, duke filluar nga sezoni i radhës, do të vishet bardhezi pasi i ka thënë po Juventusit. Për momentin kalimi i tij në Torino ende nuk është zyrtarizuar, pasi rregullat nuk lejojnë diçka të tillë. Por dje u morr vesh se drejtori i Juventusit, Bepe Marota ka arritur akordin me vetë futbollistin dhe drejtuesit e "djajve të kuq".Bepe Marota u tregua i shkathët pasi përfitoi nga situata dhe e bleu portugezin për një çmim të ulët. Juventusi do t’i japë Mançesterit 5 milionë euro tani. Ndërkohë që në fund të sezonit do t’i paguajë edhe 2 milionë të tjerë nëse lojtari do të luajë më shumë se 20 ndeshje. Ndërkohë që vetë lojtari do të përfitojë 4 milionë euro në çdo sezon.