Ndeshje e "çmendur" Crystal Palace i heq titullin nga dora Liverpoolit
E jashtëzakonshme ajo që ka ndodhur sot në Premier League, ku Crystal Palace priste Liverpoolin në javën e 37-të. Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 3-3 por mënyra si shkoi ndeshja ishte me të vërtet e bukur. "Të kuqtë" e Liverpool duhet të fitonin sot për të mbajtur kreun në tabelën e klasifikimit.U duk se kjo ndeshje do të ishte thjesht e radhës, por gjithçka ndodhi krejt ndryshe. Ndeshja është dominuar pothuajse gjatë gjithë takimit nga Liverpool, ku deri në minutën e 80-të ata udhëhiqnin pastër 0-3 me gola të Suarez, Starixh dhe Allen.Pikërisht duhej minuta e 80-të që ekipi i Crystal Palace të shfaqej me një fytyrë krejtësisht tjetër. Ky dhjetë minutsh i fundit ka qenë "ferr" i vërtetë për Liverpool. Ekipi vendas arrin të barazojë rezultatin edhe pse të kuqtë ishin 3 gola përpara. Liverpool shokohet totalisht nga reagimi i Crystal Palace dhe lëshon terren duke i dhënë mundësinë kundërshtarit të bëjë të pamundurën duke shënuar plot 3 gola në 10 minuta.Tani Liverpool rrezikon seriozisht titullin kampion pasi Manchester City luan pas dy ditësh në shtëpi përballë Aston Villës dhe një fitore e tyre do të rëzonte përfundimisht të kuqtë nga kreu. Gjithçka mbetet e hapur për në javën e fundit.