Milni gati të shesë El Sharauin, pret ofertat

Mesa duket drejtuesit e Milanit kanë plane të tjera për sezonin e ardhshëm. Ata po mendojnë të shesin disa futbollistë të cilët konsiderohen si të vlefshëm për ekipin. I pari që mund të largohet nga Milano është Stephan El Shaarawy i cili mund të shitet në ndonjë ekip gjatë kësaj vere, siç raportojnë mediat italiane.Sulmuesi sapo është rikthyer në fushë për ekipin e të rinjve të trajnerit Pippo Inzaghi, megjithatë e ardhmja e tij me Milanin është vënë në dyshim.

Drejtuesit Milanit janë të kënaqur që El Shaarawy po kthehet, por ata mendojnë ta shesin atë me qëllim që të krijojnë fonde për transferime gjatë verës. Sulmuesi 21-vjeçar është i lidhur me Milanin deri në vitin 2018 dhe fiton 2.5 milionë euro në vit