Juventus nuk fal, kalon lehtësisht dhe Atalantën

"Bardhezinjtë" e Juventusit kanë mundur sot në shtëpinë e tyre Atalantën në javën e 36-të të Seria A. Të besuarit e Contes kanë fituar me rezultatin 1-0 me gol të Padoin. Kjo ishte një ndeshje pa shumë interes pa të dyja ekipet pasi i kanë plotësuar objektivat sezonalë dhe sot luanin sa për të rrespektuar garën.Sot ishte dita kur tifozat e Juvetusit do të festonin titullin nr 30-të në historinë e klubit të tyre dhe fitorja e sotme e zbukuroi edhe më shumë këtë festë.Padoin me golin e shënuar i ka dhënë Juventusit 3 pikët e rradhës. Nga ana tjetër Atalanta e sheh veten në mesin e tabelës së rënditjes kur ka ngelur edhe një javë nga përfundimi i krejt kampionatit.