Goleadë në "Olimpico" Lazio barazon me Veronën 3-3

Ka përfunduar takimi i luajtur në "Olimico" të Romës atje ku Lazio priste Veronën për javën e 36-të të Seria A. Ndeshja përfunduar me rezultatin 3-3 ku Lazio arrin të barazojë në limitet e fundit të ndeshjes. Ky barazim nuk i shërben asnjërit nga ekipeve pasi nuk munden të afrohen dot me vendin e pestë, që të çon në Europa League.Ndeshja ka pasur shumë emocione dhe gola brenda. Pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1, ndërsa në të dytën Verona ka udhëhequr rezultatin deri në minutën e 90+3 pasi Mauri ka barazuar rezultatin.Pjesë e formacionit të Lazios ishin dhe dy Shqitarët Cana e Berisha të cilët nuk kanë qenë në lartësinë e duhur gjatë ndeshjes së sotme.Lazio-Hellas Verona 3-3 (30' Keita, 37' Marquinho, 60' Lulic, 69' Iturbe, 83' Romulo, 93' Mauri)