Barcelona insiston për Luis Enriken
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2014, 17:41
Duket se trajneri aktual i Celta Vigos Luis Enrike, vitin e ardhshëm do të ulet në stolin e Barcelonës. Janë vetë drejtuesit e klubit katalanas që po insistojnë për të afruar në krye të ekipit ish trajnerin e Romës.Siç raportohet nga mediat spanjolle, mesditën e sotme, trajneri Enrike ka pasur një takim me drejtorin e Barcelonës Zubizaretën. Ata janë fotografuar së bashku jashtë shtëpisë së trajnerit. Nga sa mësohet ata kanë folur për një akord të Luis Enrikes me Barcelonën.Rezultatet e dobta dhe forma jo e mirë e ekipit katalanas me teknikun Martino, kanë bërë drejtuesit e Barçës që të hedhin sytë nga Enrike i cili ka punuar dhe më parë në Barcelonë dhe e njeh mjaft mirë ambientin.[gallery ids="239740"]