Kukësi siguron për vitin e dytë rradhazi titullin nënkampion
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Maj 2014, 17:16
Kukësi për të dytin radhazi arkivon titullin e nënkampionit duke siguruar kështu biletën e parë për Europa League nga kampionati ynë. Verilindorët janë skuadra e dytë më e mirë e kampionatit shqiptar. Fitorja që ia siguroi matematikisht këtë post ishte ndaj Lushnjës, ku tripleta e Cikalleshit dhe goli i Hysës realizuan pokerin kukësian në fitoren përfundimtare 4-1.Me fitoren përballë Lushnjës, skuadra e Starovës arriti trepikëshin e radhës, ndërkohë që java e fundit do të jetë pushim, pasi sipas kalendarit do të luhet ndaj Bylisit dhe 3 pikët janë të garantuara. Kukësi përfiton zyrtarisht vendin e dytë në kamionat, dhe tani e gjithë vemendja përqëndrohet te finalja e Kupës që do të luajë përballë Flamurtarit.