De Biazi: Gashi dhe Berisha janë patjetër pjesë e planeve të mia

Trajneri i Kombëtares Shqiptare ndodhet që të premten në Tiranë për të ndjekur nga afër fundin e kampionatit Shqiptar. Ai ishte dje i pranishëm në "Qemal Stafa" për të ndjekur nga afër takimin Partizani - Skënderbeu i fituar nga korçarët.Pikërisht në atë kohë, Shkëlzen Gashi shënonte katër gola me Grashsopersin në Zvicër. Gashi është një futbollist që nuk u grumbulluar në miqësoren e fundit kundër Maltës. I pyetur për katër golat e Gashit, De Biazi u shpreh: "Ai po kalon një moment të mirë dhe kjo më gëzon natyrisht. Nuk e grumbullova në ndeshjen e fundit ndaj Maltës, pasi doja të provoja lojtarë të tjerë dhe për më tepër e njoh mirë se çfarë cilësish ka, por sigurisht që do të jetë në takimet e ardhshme.Për mua është lojtar që i vlen shumë Kombëtares shqiptare dhe shpresoj që të jetë po kaq deciziv edhe në ndeshjet zyrtare me përfaqësuesen." -shtoi De BiaziDe Biazi ka folur gjithashtu edhe për sulmuesin që luan në Australi, Besart Berishën. “Po kalon një moment shumë të mirë dhe gëzohem që  ka shënuar në finalen për titull. Unë kam folur me atë lojtar, pasi dua që ta kem në skuadër. Nuk e fsheh se mezi pres të vijë momenti kur ai të më kthejë një përgjigje. Besarti më kërkoi pak kohë në dispozicion, kjo natyrisht duke parë largësinë mes Shqipërisë dhe Australisë." -mbylli deklaraten e tij tekniku De Biazi