Juventus tani mendon për merkaton, "ëndrra" quhet Cuardado
Pas zyrtarizimit si kampionët e Italisë, ekipi i Juventusit tashmë është duke menduar për sezonin e ardhshëm. Disa orë pas triumfit të tretë radhazi në kampionat, drejtori sportiv, Marotta kthehet të punojë për të forcuar edhe më shumë ekipin i cili vitin tjetër pritet të jetë edhe më i fortë.Objektivi është i qartë për vitin që vjen, një ekip i denjë të fituar kampionatin dhe për të konkuruar sa më lart në Evropë. Për ta bërë këtë, idetë janë të qarta, duke filluar me përforcimin e parë të kërkuar nga trajneri Conte. Në krye të listës është Cuardado, i sapo shpallur kampion i Kupës së Italisë me Fiorentinën.Për të arritur tek Kolumbiani, Juventus duhet të shpenzojë reth 25-30 milion euro. Gjithashtu duhet të mundë dhe konkurencën e Barcelonës.