Shinji Kagawa mund të rikthehet tek Dortmund

Mesfushori japonez i Manchester United, Shinji Kagawa me shumë mundësi nga sezoni i ardhshem do të rikthehet në Dortmund. Drejtori i ekipit gjerman, tha se do bëjë një merkato të mirë por pa rrezikuar buxhetin, në emrat që përmendi për merkato ishte dhe emri i Kagawa.Mesfushori nuk po gjen hapësira tek Man United dhe po shikon seriozisht mundësinë e largimit. trajneri Van Gaal ka këekuar disa përforcime në rolin e Kagawas, çka bën që ai të mos jetë më në planet e United.Shinji Kagawa ka kujtime të bukura në Gjermani me Dortmund dhe ideja për t'u rikthyer tek ish ekipi i tij e tundon me të vërtet mesfushorin.