Guardiola: Bayerni do të vazhdojë me tika-taka
Trajneri i Bajernit, Pep Guardiola ka thënë se nuk e ka ndërmend që të ndryshojë mënyrën e lojës, pasi ajo është strategjia e tij, të cilën do ta aplikojë në secilën skuadër ku do të shkojë. Dhe është i bindur se do të funksionojë.Unë kam strategjinë time të lojës dhe do ta aplikoj përsëri në ndeshjet që kanë mbetur por edhe përsëri vitin tjetër. Nuk kam ardhur këtu të ndryshoj futbollin gjerman, por unë kam idetë e mia për lojën. Nuk mund t’u mësoj lojtarëve të mi, idetë e trajnerëve të tjerë, prandaj ata duhet të mësohen me të miat." - theksoi Guardiola.“Humbja përballë Realit ishte e rëndë, por nuk më ka lëkundur besimin te ky stil i lojës. Ne humbëm në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve përballë një skuadre të madhe. Këto gjëra kanë ndodhur edhe më parë e do të ndodhin në futboll”, u shpreh ai.