Mazarri: Gabuam në çdo drejtim, le ta harrojmë sa më shpejt këtë derbi

Në fund të derbit Milan - Inter të fituar nga kuqezinjtë 1-0 ka folur edhe trajneri i Interit, Valter Mazzari, i cili pranoi se ekipi i tij luajti dobët këtë ndeshje.“Sot nuk kemi zhvilluar një ndeshje të madhe ,këtë e pamë të gjithë. Me Napolin luajtëm më mirë, sot jo dhe aq. Milani arrinte më shpejt se ne te topi gjithashtu edhe në dyluftime dhe kjo i dhuroi edhe fitoren.Na ndodh ndonjëherë që të harrojmë të vuajmë , është një vit disi i keq për ne. Në dhomat e zhveshjes të gjithë ishin pa fjalë, nuk kemi cthemi për sonte. Nesër do i rikthehemi stërvitjes së sërish për të menduar për javën tjetër, ky derbi duhet harruar sa më parë." -mbylli deklaratën e tij Mazzari