Ndeshja e fundit, Shqipëri U17 mundet nga Sllovakia

Ndeshja e fundit në turneun “UEFA Development” për moshat U17 ku bën pjesë dhe përfaqësuesja jonë, është mbyllur me rezultatin 1-0 për ekipin sllovak. Shqipëria ka humbur në ndeshjen e tretë kundër Sllovakisë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Xhemal Mustedanagiç ka bërë një paraqitje përgjithësisht të mirë në këtë takim dhe është ndëshkuar në një moment nga pakujdesia në mbrojtje.

Gjatë këtij turneu, Shqipëria barazoi 0-0 me Greqinë (fitoi me penallti 3-2), fitoi me Moldavinë 1-0 dhe humbi me Sllovakinë 1-0. “Ne pergjithësi performanca e futbollistëve tanë te rinj ishte e mirë, eshte shprehur trajneri Mustedanagic, shpresoj se në të ardhmen me një punë më të mirë ky kontigjent futbollistësh do të arrijë një nivel më të mirë”.