Milani thyn Interin 1-0, shpreson për Europën
Milani thyen Interin në derbin e zhvilluar mbrëmë në “San Siro”. Skuadra e Clarence Seedorf e dominuam plotësisht takimin duke e mposhtur skuadrën e Mazzarrit në të gjitha drejtimet. Kuq e zinjtë e kërkuan më shumë fitoren, kur që në momentet e para u dallua supremancia e skuadrës së holandezit.Tekniku i Milanit hedh që nga minuta e parë Polin duke lënë edhe një herë tjetër në stol japonezin Honda, ndërkohë që Mazzarri ja beson mesin e fushës treshes Kovacic, Cambiasso, Hernanes.Momentin e parë të vështirë të takimit e ofron Interi, ku një dalje mjaft e mirë e Abbiatit i mohon golin Palacio, por vetëm kaq, pasi zikaltrit më pas do t'ja linin të gjithë iniciativën kuq e zinjve.Në minutën e 37-të, një goditje spektakolare e Ricardo Kaka's kalon Handanovic, por për fatin e keq të Milanit ndalet në traversë. Pjesa e dytë fillon po aty ku përfundoi e para, me Milanin më kërkues dhe me Interin të tërhequr për të marrë një barazim mjaft të vlefshëm. Në minutën e 65-të të gjitha përpjekjet e skuadrës së Clarence Seedorf u shpërblyen. Balotelli kroson në zonë një goditje dënimi nga e djathta, aty ndërhyn holandezi Nigel de Jong, i cili me kokë nuk i jep asnjë mundësi portierit Handanovic, duke ngritur peshë “San Siron milaniste”.Pritej reagimi i skuadrës së Mazzarit por ai nuk erdhi në asnjë moment, duke treguar më së miri sezonin e luhatshëm të skuadrës zi-kaltër, ku paraqitje të mira janë alternuar shpesh me takime jo të denja për një klub të madh. Në fund gjithçka u mbyll me fitoren e Milanit 1-0, duke i afruar kuq e zinjtë me vetëm 3 pikë larg Interit. Në dy javët e mbetura lufta për një vend në Europa League duket më e hapur se kurrë, me 6 skuadra në luftë për 2 pozicione.