Real Madrid ndalet nga Valencia, humb shansin për t'ju afruar Atletikos
Reali i Madridit është ndalur sot në "Santiago Bernabeu" nga Valencia në një barazim 2-2. Ekipi i drejtuar nga Carlo Anceloti nuk ka mundur të shfrytëzojë humbjen e Atletikos dhe barazimin e Barcelonës për t'u afruar sa më shumë me kreun.Ndeshja e sotme tregoi qartë se Reali nuk ishte në nivelin e duhur dhe se në këtë përballje kishte luhatje. Pjesa e parë ka përfunduar me Valencian në avantazh. Në pjesën e dytë Reali reagon, dhe është Sergio Ramos që barazon rezultatin përkohësisht.Disa minita më vonë, Valencia do të kalonte përsëri në avantazh. Kur gjithçka po shkonte drejt fundit dhe Reali po i drejtohej humbjes, mendon C.Ronaldo i cili shënon golin e barazimit në minutën e 2-të shtesë.Reali mbetet në kuotën e 83 pikëve dhe mund të quhet pa frikë e dorëzuar për titullin kampion, pasi kryesuesit e Atletikos janë 88 pikë. La Liga do të luajë edhe 2 javët e fundit dhe do t'i drejtohet fundit.