Milani fiton derbin kundër Interit, tani synon Europën

Janë kuqezinjtë e Milanit, ata që kanë dalë fitues nga derbi i luajtur mbrëmjen e sotme përballë Interit. Djemtë e Sedorf kanë fituar minimalisht 1-0 me gol të De Jong dhe ngjiten në kuotën e 55 pikëve, vetëm 3 më pak se Interi.Skuadrat e kanë filluar takimin duke u treguar të kujdesshme. Milani qarkullon më shumë topin duke u treguar më agresiv. Pa ndonjë rast të veçantë mbyllet me rrjeta të paprekura pjesa e parë për të kaluar të dyta. Goditje dënimi për Milanin në krahun e djathtë, Baloteli fut në zonë një top të rrezikshëm dhe De Jong shënon një super gol me kokë. Minutat e mbetura nuk i shërbejnë Interit për të reaguar. Milani mer kështu një fitore me shumë vlera.Me fitoren e sotme, Milani futet fuqishëm në garë për vendin e pestë në kampionat, vend ky që aktualisht mbahet nga Interi dhe që të bën pjesmarrës në Europa League. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 36-të të Seria A, dhe kanë mbetur edhe dy xhiro, nga përfundimi i krejt kampionatit.