Atletiko Madrid "ngec" në Levante, tani rrezikon titullin

Pas shumë fitoreve dhe pas gjithë momentit tepër pozitiv që ka kaluar ekipi i Atletiko Madridit, më në fund ka ardhur dhe momenti që ata të humbasin. Ndeshja e sotme përballë Levantes në shtëpinë e ketyre të fundit ka qenë ndeshja kur Atletiko do të kthehej me "këmbë në tokë".Ndeshja ka përfunduar 2-0 në favor të Levantes, të cilët kanë shënuar nga një gol në secilën pjesë duke mos i dhënë shansin Atletikos për të reaguar.Fitorja e sotme e afronte Atletikon shumë me titullin kampion, por tani duhet të presë javët e ardhshme për të zyrtarizuar gjithçka. Reali dhe Barcelona janë aty, gjithmonë rrezik kostant për ekipin e Simeones, qe nëse nuk do të arrijë të fitojë titullin do të ishte një mëkat i madh, duke parë performancën e shkëlqyer të këtij sezoni.