Chelsea humb shansin titull, ndalet nga Norwich
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Maj 2014, 19:24
Chelsea i Londrës ka humbur një rast shumë të mirë për të marrë kryesimin e vendit të parë në Premier League edhe pse përkohësisht. Të besuarit e Mourinhos nuk kanë shkuar më shumë së një barazim pa gola përballë Norwich sot në shtëpinë e tyre.Ndeshja ka përfunduar 0-0 dhe Chelsea ndodhet në kuotën e 79 pikëve, 1 më pak se krysuesit e Liverpool dhe City por keta të fundit kanë nga një ndeshje më pak.Me barazimin e sotëm Chelsea i largohet titullit, pasi kundërshtarët janë më te favorizuar. Në Premier League kanë ngelur pa u luajtur dhe 2 javë të fundit dhe gara për titull do të zhvillohet mes Liverpool dhe Manchester Cityt.