Spektakolar Shkëlzen Gashi, shënon "poker" me Grasshopers
Ndeshja përballë Young Boys ka qenë me të vërtet spektakolare për mesfushorin e kombëtares Shqiptare, Shkëlzen Gashin. Ekipi i tij Grasshopers ka arritur një fitore 5-0 dhe Gashi ka qenë autori i të katër golave duke parë një paraqitje të shkëlyqer.Ndeshja luhej për Kampionatin zvicerian dhe futbollisti shqiptar, ka shënuar nga 2 gola për çdo pjesë.Edhe pse mesfushor, Gashi mund të quhet pa frikë si golashënuesi më i mirë i ekipit të tij por jo vetëm, pasi edhe në kampionat ai udhëheq listën e golashënuesëve me plot 17 gola të reazlizuar në këtë sezon."Këpuca e artë" tashmë është shumë pranë Shqiptarit i cili konfirmohet si një nga futbollistët më cilësorë në Zvicër, pasi jo më kot ekipi i tij ruan vendin e dytë në tabelën e renditjes.Forma e mirë e Gashit nuk mund të jetë lënë pa u vënë re dhe nga tekniku De Biazi i cili mund të mbështetet pa frikë tëk ky futbollist për eleminatoret "Francë 2016"