Alban Meha shënon me Padebornin, ekipi një hap larg Bundesligës

Mesfushori i kombëtares Shqiptare, Alban Meha rikthehet sërish protagonist tek ekipi i tij gjerman, Padeborn. Ai ka shënuar sot në fitoren që ekipi i tij arriti 0-2 në transfertë përballë Aue dhe ekipi i tij ngjitet në kuatoën 59 pikëve, 2 më pak se Koln i vendit të tretë dhe janë vetëm një hap larg ngjitjes në Bundesliga 1.Meha shënoi në minutën e 35 golin e parë të takimit. Mesfushori njohet si një specialist goditjesh dënimi dhe dhe këtë vit ka shënuar shumë gola për ekipin e tij duke u shëndruar në një nga lojtarët kyç të ekipit të Padeborn.Meha është dhe një futbollist shumë i rëndësishëm për kombëtaren dhe tajneri De Biazi ka besim tek mesfushori.