Superliga, Java e 32-të /Besa barazon me Vllazninë dhe i drejtohet rënies, Skënderbeu mund Partizanin
U luajtën ditën e sotme të gjitha sfidat e javës se 32-të të Superligës Shqiptare. Ndeshjet filluan në orën 17:00.Besa priste Vllazninë në duelin e “zjarrtë” të mbijetesës. Ndeshja ka përfunduar 0-0 dhe kavajasit humbin një shans të artë për të mbijetuar. Shkodranët kanë 3 pikë më shumë se Besa në tabelen e rënditjes kur ka mbetur dhe 1 ndeshje për t’u luajtur. E vetmja shpresë që kanë tani kavajsit është fitorja në Tiranë dhe humbja e Flamurtarit në në Krujë përballë Kastriotit.Në Vlorë, takimi mes Flamurtarit dhe Tiranës ka përfunduar 2-2. Tirana ka siguruar matematikisht mbijetesën pasi rezultati i sotëm ia mundëson festën. Flamurtari nga ana tjetër duhet të presë javën e fundit për t'i shpëtuar zyrtarisht rënies.Kampionët e zyrtarizuar të Skënderbeut fituan sot në kryeqytet, përballë Partizanit 1-2. Këta të fundit rrezikojnë vendin e dyte ose të tretë në kampionat pasi Laçi dhe Teuta janë fare pranë.Kukësi konsolidon postin e "nënkampionit" duke mundur në shtëpi Lushnjën e rrëzuar, rezultati përfundimtar ishte 4-1. Nderkohë që Laçi ka shkatëruar 6-0 në shtëpi Kastriotin, (dhe këta të dorëzuar ) në një ndeshje ku 3 pikët ishin detyrim për laçianët pasi tani ata duan pjesmarjen në Europë. Takimi, Teuta – Bylis nuk do të zhvillohet, pasi durrsakët marrin fitoren 3-0 në tavolinë për arsye se Bylis është i dënuar nga Federata.U luajtën:Partizani - Skenderbeu 1-2 (Mazrekaj 88' , Shkëmbi 86' Pejiç 90 )Besa - Vllaznia 0-0Laci - Kastrioti 6-0 ( Cela 24' Xhejms 44' 48' Kehinde 53' Bakaj 57' Shtupani 74' )Kukesi - Lushnja 4-1 (Cikalleshi 1' 25' 70' Hysa 7' , Gjoni 29')Flamurtari - Tirana 2-2 (Abilaliaj 26' 53 ,Gilberto 6' Morina 69' )Teuta - Bylis 3-0 (në tavolinë)