Arsenali mund WBA-në dhe siguron Championsin

Arsenali ka fituar sot përballë WBA-së në javën e 37 të Premier League. Me fitoren e sotme, të besuarit e Venger arrijnë të sigurojnë përfundimisht pjesmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm. Vendi i katërt në kampionat ia mundëson këtë gjë.Ka mjaftuar një gol i Giroud në minutën e 14-të për të vulosur fatin e këtij takimi. Londinezët ngjiten kështu në kuotën e 76 pikëve në kampionat, 7 më shumë se ndjeksit më të arfërt që janë Evertoni. Kur kanë mbetur edhe 2 javë nga përfundimi Arsenali e sheh veten zyrtarisht në vendin e katërt.Ky mund të quhet një sezon i suksesshëm për Arsenal pasi arriti objektivin sezonal dhe tashmë mund të mendojë për pushimet dhe sezonin e ardhshëm.