Seria A / Roma mundet nga Catania 4-1, Torino i afrohet Interit

Janë luajtur sot disa nga sfidat e javes së 36-të të Seria A.  Ndeshjet kanë filluar në orën 15:00, dhe nga rezultatet kemi disa surpriza.Roma udhëtonte në transfertën e Catanias për të marrë një fitore dhe të siguronte përfundimisht vendin e dytë, por i ka ndodhur krejtësisht e kundërta pasi ka pësuar një humbje 4-1 nga vendasit. Edhe pse sot mori 3 pikët, Catania ka shumë pak shpresa për të qëndruar në Seria A.Torino kërkonte fitoren përballë Chievos për t'u afruar sa më shumë me vendin e pestë. Sot arriti të merte një fitore të pastër 0-1 dhe i afrohet Interit me vetëm 2 pikë larg.Në sfidat e tjera Genoa barazoi pa gola në shtëpi me Bolognën. Sampdoria udhëtoi drejt Parmës ku u mund 2-0 , ndërsa Udineze morri një fitore spektakolare, 5-3 kundër Livornos në shtëpi.Në mbrëmje do të jetë derbi i "Madoninës" ku Interi dhe Milani do të sfdojnë njera - tjetrën për një vend në Europa League.U luajten:Catania - Roma 4-1 ( Izco 26' 34' Bergessio 55' Barrentios 79' , Totti 37'  )Chievo - Torino 0-1 ( Sardo (out) 54 ' )Genoa - Bologna 0-0Parma - Sampdoria 2-0 ( Cassano 8' Scheloto 88' )Udineze - Livorno 5-2 ( Di Natale 19' 45 Agymeyang 22' Pereyra 32 ' Gabriel 44' , Paulinho 13' 29' Mesbah 88' )20:45 Milan - Inter