Conte: Të hënën sigurojmë përfundimisht titullin

Pas paraqitjes së dobët në ndeshjen kundër Benfikës, trajneri Conte ka premtuar se të hënën Juve do të sigurojë edhe matematikisht titullin.“Zonja” luan me Atalantën në shtëpi dhe me një fitore ose barazim siguron titullin e tretë radhazi.“Eliminimi i Benfikës ishte një turp, por të hënën do të mundohemi të sjellim lajme të mira për tifozët tanë. Do të harrojmë atë çfarë ndodhi të enjten, pasi na pret një përballje e vështirë, por do të kemi motiv për të luftuar”. përfundoi Conte