Milan, Sedorf zgjedh dyshen Pazzini - Balotelli për të sfiduar Interin

Për Milanin, sfida e sotme përballë Interit është ndeshja e sezonit sepse në rast humbje mund të mbetet edhe pa Europa Ligën. Të dy trajnerët po përgatiten që të hedhin në fushë formacionet më të mira, pasi fitorja ëtë detyrim për të dyja ekipet.Në krah të Balotellit, në sulm do të jetë Pazzini. Duke ditur edhe rëndësinë e ndeshjes, Sedorf ka vendosur që të startojë me dy sulmuesit. Kjo tregon se Milani do të luajë këtë takim vetëm për fitore.Tarabt dhe Honda ulen në stol, por do të jenë të gatshëm për t'u inkuadruar në fushë gjatë ndeshjes. Prapa dyshes sulmuese, pritet të jetë braziliani Kaka i cili gjithashtu do të ketë detyra sulmuese.Ndeshja fillon në orën 20:45, do të luhet në "San Siro" dhe është vlefshme për javën e 36-të të Seria A.