“Luftë pistoletash”në finalen e Seria A, 3 të plagosur rëndë

Itali- Tre tifozë kanë mbetur te plagosur rëndë pasi janë qëlluar me pistoletë, përpara finales së Kupës së Italisë në Serinë A, mes Napolit dhe Fiorentinës, në një ditë të shenjuar nga incidente dhe kaos.Të tre të plagosurit, mes të cilëve njëri në gjendje kritike për jetën u dërguan menjëherë në spital ndërsa të plagosur kanë mbetur lehtë edhe dhjetëra tifozë të tjerë dhë një polic.Gjithçka ka nisur përpara ndeshjes, në stadiumin Olimpik. Ndonëse ende policia italiane nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar për këto incidente, mendohet se shkak janë bërë përplasjet fillimisht me fjalë mes rivalëve të Napolit dhe atyre të Fiorentinës, duke degjeneruar më pas edhe në përleshje fizike, deri në përdorimin e armëve.Ndonëse 3 të plagosurit janë gjetur në gjendje të rëndë përpara stadiumit, sipas hetimeve paraprake të policisë, dyshohet se të shtënat nuk kanë lidhje me ndeshjen në fjalë.Duket se incidentet janë zhvendosur më pas edhe në shkallët e stadiumit, kun ë fushë janë hedhur edhe fishekzjarre apo bomba tymuese nga ana e tifozëvë napolitanë, të cilët pas të shtënave kërkuan edhe që ndeshja të anullohej.Si për ironi të fatit, i pranishëm në stadium gjatë këtyre incidenteve, që e shtynë ndeshjen me rreth 1 orë e gjysmë, ka qënë edhe vetë kryeministri Matteo Renzi, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe 3 fëmijët.Ndeshja, që nisi në një atmosferë të ndezur e që vazhdoi e tillë për më shumë se 90 minuta lojë, përfundoi me fitoren e Fiorentinës 3-1.