Besa pret Vllazninë në duelin "mbijetesë" Tirana udhëton në Vlorë
Sot luhen takimet e javës së 32-të të Superligës Shqiptare. Kjo është java e parafundit e gjithë kampionatit dhe takimet janë shumë interesante. Ndeshjet do të luhen të gjitha në orën 17:00.Nga sfidat më të rëndësishme mund të veçojmë takimin që do të luhet në Kavajë, ku Besa do të presë Vllazninë në duelin e "zjarrtë" të mbijetesës. Shkodranët kanë 3 pikë më shumë se Besa në tabelen e rënditjes kur kanë mbetur dhe 2 ndeshje për t'u luajtur. Një fitore e kavajasve sot, do të bëntë që java e fundit të vendoste gjithçka.Takimi tjetër interesant është ai që do luhet në Vlorë mes Flamurtarit dhe Tiranës. Edhe keto 2 ekipe nuk e kanë siguruar matematikisht mbijetesën dhe rezultati i sotëm do të thotë shumë për të dyja.Kampionët e zyrtarizuar të Skënderbeut udhëtojnë drejt kryeqytetit, ku do të ndeshen me Partizanin. Këta të fundit duan vendin e dyte ose të tretë në kampionat dhe sot motivimi përballë kampionëve është shumë i lartë. Kukësi pret në shtëpi Lushnjën e rrëzuar, nderkohë që Laçi pret në shtëpi Kastriotin, (dhe këta të dorëzuar ) në një ndeshje ku 3 pikët janë detyrim për laçianët nëse duan pjesmarje në Europë.Takimi, Teuta - Bylis nuk do të zhvillohet, pasi durrsakët marrin fitoren 3-0 në tavolinë për arsye se Bylis është i dënuar nga Federata.