Besart Berisha shënon dhe i jep titullin kampion ekipit të Brisbane

Sulmuesi Shqiptar, Besart Berisha vazhdon të shënojë gola në Ausstrali me ekipin e tij Brisbane Roar. Sulmuesi ka shënuar një gol sot në finale përballë  Westernt Sydney Wanderers.Edhe pse miqtë kaluan në avantazh pothuajse për të gjithë lojën, në minutën  86-të të takimit shënon Berisha një gol të bukur me kokë për t’i çuar skuadrat në kohën shtesë. Pas kohës shtesë "portokallinjtë" e Brisbane shënuan edhe një herë me anë të Henrikes ne minuten e 108-te. Vlen të përmendim se ky është sezoni i fundit i Berishës me Brisbane pasi disa muaj më parë pati nënshkruar me skuadrën e Melbourne Victory po në kampionatin Australian. Berisha mësohet se i ka thënë "PO" De Biazit për të qenë pjesë e eleminatoreve "Francë 2016"[youtube http://www.youtube.com/watch?v=B2LMkM0nOI4?rel=0&w=444&h=333]