Salihi nuk ndalet, përsëri gol me Hapoel Acre
Sulmuesi i kombëtares Shqiptare duket se ka rigjetur formën dhe është rikthyer të bëjë atë që di shumë mirë, të shënojë gola. Edhe sot në kampionatin izraelit, Salihi ka shënuar në fitoren që ekipi i tij arriti përballë Beitar Jerusalem.Salihi arriti t'i dhuronte qëndrimin në elitën e futbollit izraelit, ekipit të tij me golin e shënuar një javë më parë dhe sot ai gjen përsëri rrugën e rrjetës edhe pse ekipi i tij luante në transfertë.Hapoel ka mundur 0-2 Beitar Jerusalem, dhe Salihi ishte ai që shënoi golin e parë të ndeshjes nga pika e 11 metërshit. Shkodrani realizoi në minutën e 37 të pjesës së parë dhe goli i dytë erdhi në fundin e gjithë takimit.Skuadra e Hapoel Acre ka siguruar zyrtarisht qëndrimin mes më të mirave në Izrael, dhe para disa ditësh ata i ofruan Salihit rinovimin e kontratës, pasi sulmuesi Shqiptar shihet si një nga lojtarët kyç të këtij ekipi për sezonin e ardhshëm.