Pothuajse zyrtare: Cuardado do të jetë futbollisti i ri i Barcelonës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Maj 2014, 22:51
Siaps mediave spanjolle, Barcelona ka arritur marrveshjen me 26 vjeçarin kolumbian të Fiorentinës, Juan Cuardado dhe tashmë po punohet për të shumën e transferimit të tij tek klubi katalanas.Barcelona ka gati tashmë një ofertë prej 20 mln eurosh dhe do të jetë kjo shumë që do të zgjidhë problemet lidhur me bashkëpronësinë e kartonit të lojtarit midis Fiorentinës dhe Udinezes.Në konkurencë për shërbimet e një nga anësorëve më të mirë në qarkullim janë gjithashtu edhe Arsenal e Juventus , por ajo që i jep avantazhin Barcelonës është dëshira e vetë futbollistit për t'u transferuar në Katalonjë.Shumë shpejt pritet dhe zyrtarizimi i kalimit të futbollistit në Spanjë, i cili për drejtuesit e Barcelonës është thjesht një formalitet.