Fiton Manchester City dhe mer kreun
Manchester City ka arritur të marë një fitore me shumë vlera sot përballë Evertonit në transfertë. Djemtë e Pelegrinit fituan 2-3 në një fushë të vështirë dhe tashmë e shohin veten me pikë të barabarta me kryesuesit e Liverpool.Tani, Manchester City është në kuotën e 80 pikëve po aq sa Liverpool, kur kanë mbetur edhe 2 javë nga përfundimi i kampionatit.Ndeshja sot ka filluar me Evertonin përpara, të cilët shënojnë shumë shpejt, por City reagon mjaft mirë duke kthyer rezultatin që në pjesën e parë, duke shënuar fillimisht me Agueron dhe më pas me Dzeko.Në pjesën e dytë miqtë arrijnë të administrojnë rezultatin dhe në fund ndeshja ka përfunduar me rezultatin 2-3 për Cityn. Kjo fitore ka patur shumë vlera për ekipin e Pelqegrinit të cilët tashmë presin hapa fals nga kundërshtarët e Liverpool. Ndërsa Everton mund t'i gëzohet pjesmarrjes në Europa League pasi vendi i 6-të ia mundëson këtë gjë.