Ndalet Barcelona, humb shansin për titull
Barcelona bën një hap fals sot në shtëpi përballë Getafes, duke humbur shansin e artë për të barazuar me pikë Atletikon e Madridit edhe pse këta të fundit kanë një ndeshje më pak.Katalanasit nuk arrijnë më shumë se një barazim 2-2 sot në fushën e tyrë. Getafe ishte ekipi që në minutën e 90+ arriti t'i shënonte golin e barazimit edhe pse djemte e Tata Martinos kishin kaluar 2 herë të parët në avantazh.Fillimisht me Messin dhe më pas me Sanchez, Barcelona e ka parë veten dy herë në avantazh por Getafe ka reaguer mjaft mirë duke barazuar rezultatin nga njëherë në çdo pjesë.Nëse Atletiko fiton nesër, atëherë distanca me Barcelonën do të shkonte 6 pikë, çka do të thoshte se "bleugrana" heq përfundimisht dorë nga titulli kampion. Me humbjen e sotme Bercelona rrezikon edhe vendin e dytë, pasi Reali i Madridit është vetëm 1 pikë larg.