Bundesliga / Java e 33-të nuk sjell surpriza, Bayern dhe Shalke fitojnë në transfertë

Sot në mesditë është zhvilluar në Gjermani java e parafundit e Bundesligës së parë gjermane. Rezulatet e prodhuara nga fusha e lojës për këtë javë nuk kanë sjellë ndonjë surprizë për futbolldashësit.Kampionët e Bajernit të Mynihut kanë fituar në transfertë me Hamburgun 1-4. Ndërkohë njekësit e tyre më të afërt, Dortmundi ka mposhtur në shtëpi 3-2 Hofenhajmin.Shalke dhe Leverkusen kanë fituar me rezultate të njëjta 0-2 në transfertë përkatësisht përballë Frajburgut dhe Frankfurtit. 0-2 ka fituar edhe Hanover në fushën e Nurnbergut.Mynshengladbah ka mundur 3-1 Mainzin, Volfsburgu ka fituar 1-2 në transfertë me Shtutgartin, Augsburgu mposhti 0-1 Braunshvajgun po në transfertë ndërsa Verder Bremen fitoi 2-0 në shtëpi me Hertën e Berlinit.Ka mbetur për t'u luajtur dhe një javë nga Bundesilga por pothuajse shumë gjera janë mësuar se si do të shkojnë.