Itali / Palermo rikthehet në Seria A
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Maj 2014, 18:16
Vetëm pas një viti në Serinë B, ekipi siçilian i Palermos rikthehet në elitën e futbollit italian. Fitorja e sotme në transfertë i ka zyrtarizuar ata dhe matematikisht për t'u ngjitur përfundimisht në Seria A.Palermo ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer ku deri tani ka grumbulluar plot 78 pikë të cilat i mundësojnë rikthimin në elitë. Pjesë e ekipit siçilian është dhe kosovari Samir Ujkani i cili ka meritën e tij në këtë ngjitje.Portieri kosovar ka luajtur rregullisht si titullar dhe meritat i takojnë dhe atij. Kur do të luhen edhe 2 javë të tjera, Palermo e sheh veten të ngjitur në Seria A, dhe takimet e fundit do t'i luajë sa për të respektuar garën.