“UEFA Development” / Tjetër fitore, Shqiperi U17 mund dhe Moldavinë

Kuqezinjtë e vegjël nuk kanë të ndalur, ata kanë mundur sot 1-0, vendasit e Moldavisë, në ditën e dytë të Turneut Miqësor Ndërkombëtar “UEFA Development”. që zhvillohet në këtë shtet.Ditën e djeshme ata kanë mundur Greqinë me penallti 3-2 dhe sot rradhën e ka patur pikërisht Moldavia.  Ekipi ynë ka qenë superior gjatë gjithë ndeshjes dhe mund të shënonte dhe gola të tjerë. Për kuqezinjtë e trajnerit Xhemal Mustedanagiç, shënoi me penallti Rubin Heba. Pas ndeshjes, trajneri i ekipit U-17, deklaroi për faqen zyrtare të FSHF-së: “Ndeshja ishte një tjetër test pozitiv për skuadrën. Ekipi po tregon lojë të mirë dhe ç’është më e rëndësishmja, qëndrueshmëri."Shqipëria do të zhvilloj të hënën ndeshjen e tretë dhe të fundit në këtë turne kundër Sllovakisë. Deri tani, kuqezinjtë shënojnë 2 fitore dhe 6 pikë të plota.