Sedorf drejt largimit nga Milani

Galiani dhe Sedorf kanë darkuar bashkë të martën, në restorantin e holandezit dhe nga sa mësohet, Galiani i ka kërkuar llogari Sedorfit për lojën jo të mirë që Milani po dhuron. Në këtë takim është folur kryesisht për aspektet teknike: administratori i ka shprehur holandezit pikëpamjen e drejtuesve të klubit, duke nënvizuar çfarë nuk i ka pëlqyer dhe cilat janë gjërat që trajneri duhet të përmirësojë.Me ndërhyrjen e tij, Galiani shpreson që të ketë një ndikim të menjëhershëm në rezultate. Mirëpo, mes tij dhe Sedorfit nuk është folur në asnjë çast për të ardhmen. Rezultatet e fundit, kualifikimi për në Ligën e Europës dhe përkrahja e tifozëve nuk do të arrijnë dot t’i shpëtojnë stolin holandezit, i cili me shumë gjasa do u japë lamtumirën kuqezinjve në fund të sezonit. Vetëm një ndryshim i papritur i mendimit të presidentit Silvio Berluskoni mund të shpëtojë shkarkimin e trajnerit. Sedorf ka edhe dy vite kontratë, me një pagë vjetore prej 2.5 milionë euro dhe, në rast se Milani do t’i komunikojë divorcin, vështirë se tekniku do të heqë dorë nga rroga e tij