Hazard e ka me Mourinhon: Më ka nxjerë nga roli ku luaj
Eden Hazard nuk ka ngurruar ta kritikojë dhe të shprehë pakënaqësitë e tij në lidhje me ndryshimin e rolit që i ka brë trajneri Mourinho tek Chelsea.Pas humbjes 1-3 ndaj Atletikos së Madridit, e cila solli edhe eliminimin nga Champions-i, mesfushori belg ka deklaruar: “Çelsi nuk është bërë për të luajtur futboll, por vetëm për të vrapuar. Vërej që stili i lojës sonë ka ndryshuar ndjeshëm. Presonalisht unë nuk po luaj atje ku kam dëshirë, kjo për faj të trajnerit.Shpeshherë më është kërkuar që të bëj gjithçka i vetëm, por nuk është e lehtë pasi unë mundem i vetëm." -ka deklaruar HazardEdhe pse mund të jetë e dhimbshme për portugezin, pas kësaj deklarate tekniku do mendojë të shesë edhe Hazardin në verë. Ofertat për të sigurisht që nuk mungojnë dhe blutë e Londrës do të hapin ankand për ofertuesin më të lartë