Van Gaal nis punën tek United, bën gati listën e dëshirave

Trajneri hollandez, Luis van Gal pritet të zyrtarizohet shumë shpejt si trajner i Mançester Junajtid, dhe enda pa u ulur në stol ai ka filluar të mendojë për emrat që kërkon të afrohen në ekip.Tekniku 62-vjeçar ka vënë kushte, të cilat janë pranuar nga klubi dhe po punohet që shumë shpejt dëshirat e trajnerit të plotësohen. Ndër kushtet kryesore kanë qenë emrat e stafit të tij dhe tre lojtarë, që i do patjetër në skuadër.Van Gal ka kërkuar tri përforcime, pasi shpreson se do të vlejnë për të përmirësuar problemet që ka skuadra momentalisht. Listën e kryeson Marko Rojs i Dortmundit,  futbollisti tjetër është Toni Kros, ndërsa emri i tretë i kërkuar me ngulm është ai i Mats Humels.Të tre këta futbollistë shihen si "shtyllat" ku mund të mbështetet ekipi për sezonin e ardhshëm.