Hernanes: I shënoj Milanit dhe sigurojmë Europën

Futbollisti brazilian i Interit, Hernanes është nga të paktët lojtarë që kanë përjetuar derbin mes Interit dhe Milanit. Mesfushori ka pranuar t’i komentojë me pak fjalë momentet që i paraprijnë derbit të fundit të sezonit.“Jam në një moment magjik të karrierës sime. Ndoshta mund t’ju them se po kaloj çastet më të mira të tërë karrierës sime. Jetoj në një qytet të madh dhe shumë të rëndësishëm. Të dielën do të luaj derbin e parë të Milanos. Shpresoj shumë që të luaj mirë dhe të fitoj një takim të tillë. Ëndërroj edhe të shënoj një gol dhe të sigutojmë pjesmarrjen në Europa League."  – tha HernanesHernanes gjithashtu shpreson që me formën e tij të jetë pjesë e Brazilit në Botërorin që nis pas pak javësh.